Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeÇka janë dhe si veprojnë raketat që Kosova ka kërkuar t’i ketë?

Çka janë dhe si veprojnë raketat që Kosova ka kërkuar t’i ketë?

FGM-148 Javelin është një sistem antitank portativ i prodhuar nga ushtria amerikane, që u bë e njohur në luftën mes Ukrainës e Rusisë, pasi që ushtarët ukrainas përdorinin ato për shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse.

FGM-148 Javelin, ose Advanced Anti-Tank Weapon System-Medium (AAWS-M), është një sistem antitank portativ i prodhuar nga njeriu në shërbim që nga viti 1996 dhe i përmirësuar vazhdimisht. Ai zëvendësoi raketën antitank M47 Dragon në shërbimin amerikan.

Dizajni i tij “zjarr dhe harro” përmban udhëzim automatik infra të kuqe, duke i lejuar përdoruesit të kërkojë mbulim menjëherë pas lëshimit, në kontrast me sistemet e drejtuara me tela, si sistemi i përdorur nga Dragon, të cilat kërkojnë që një përdorues të drejtojë armën gjatë gjithë angazhimit. Koka e luftës kundër tankeve (HEAT) me eksploziv të lartë të Javelin mund të mposhtë tanket moderne me sulm nga lart-poshtë, duke i goditur ato nga lart, ku armatura e tyre është më e hollë dhe është gjithashtu e dobishme kundër fortifikimeve në një fluturim sulmi të drejtpërdrejtë.

Që nga viti 2019, sipas pretendimeve të prodhuesit, Javelin ishte përdorur në rreth 5000 angazhime të suksesshme.

Mirëpo këto raketa duket se shumë shpejt do të jenë në flotën e armatimit të Focës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo pasi që Kosova ka nisur kërkesën për blerje tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky lajm u bë i ditur pas një takimi që ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Madje kërkesa tani e Kosovës për blerjen e raketave Javelin sipas Minsitrit të Mbrojtjes së Kosovës do të shkojë në Kongresin Amerikan, sipas procedurës.

“Ministria e Mbrojtjes mbeshtete Forcen e Sigurise se Kosoves per te ndertuar kapacitetet e mbrojtjes së territorit në koordinim me partneret strategjik me theks te veçante Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në kete aspekt Qeveria e Republikës se Kosovës me ShBA-te ka program bashkepunimi per blerje ushtarake direkte me ShBA permes programit FMS (Foreign Military Sales).  Ne kuader te ketij programi parashihen blerjet ushtarake duke perfshire sistemin raketor antitank “Javelin” por dhe sisteme tjera te armatimit.  Për sistemin Javelin eshte dërguar dhe pranuar kerkesa dhe per kete rast blerje kam diskutuar në Departamentit te Shtetit dhe Departament te Mbrojtjes. Sipas informacioneve publike qe keni marrë edhe nga Ambasadori Hill kjo lëndë tashmë është përcjellur për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, ka deklaruar Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes në Kosovë.

Se sa i fuqishëm është ky sistem raketo për Dukagjinin ka treguar ish-koloneli Hysen Gecaj.

“Kemi një situate të përgjithshme të krijuar jo vetëm në ballkan por edhe në botë ku janë shfaqur krizat e  luftërave ndaj të cilave duhet të ketë një preventive. Kjo nuk ka të bëjë me atë që Bashkësia Ndërkombetare do të lejoj një gjë të till armatosjen e  FSK-së për shkak të një lufte në Ballkanë,  por gjithmon preventive më e mirë për të shmangur një luftë është armatosja e një shteti që ka kapacitete të vogla ushtarake qoftë edhe në armatim”, ka deklaruar Gecaj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments