Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaÇitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli...

Çitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?

Vlora Çitaku nga PDK ka thënë se dje Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA’të për investime strategjike në fushën e energjetikës. Ajo përmendi edhe marrëveshjen me Gjermaninë për litiumin dhe me Francën për avionët.

Çitaku shtoi se Kosova është “e izoluar, e sanksionuar, e përjashtuar”.

“Serbia dje e nënshkroi një marrëveshje me SHBA për investime strategjike në fushën e energjetikës. Kjo pas marrëveshjes me Gjermaninë për Litium, dhe me Francën për avionët e avancuar ushtarak.  E Kosova? E izoluar, e snaksionuar, e përjashtuar.”

Ajo tha se kur miqtë thonë që Kosova është në rrugë të gabuar “është koha me e pa veten në pasqyrë”.

“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre.”

Çitaku tha se për këtë nuk ka faj askush. Ajo iu drejtua Kurtit duke i thënë “vetëm ti e ke mirë, krejt na kanë faj”.

“Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin?  Se pa aleatë nuk mundet as Amerika.”

“Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote.  Mashtrimit tënd po i vie fundi.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments