Nga komunat e pakta të cilat arriti që të fitojë Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale, është edhe Shtimja.
E me të marrë rezultatin final, fituesi i zgjedhjeve në këtë komunë Qemajl Aliu nga Vetëvendosje ka thënë se pas 22 vitesh, Shtimja përsëri është e lirë.
“Më në fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë. Urime Shtime, urime shtimjan. Zemra mal”, shkroi ai.
E pas këtij shkrimi ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës.
Çitaku tha se Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar, por Naim Ismajli apo njohur ndryshe si kandidati i PDK-së në Shtime bashkë me shumë gra e burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën.
“Në Shtime ka ndodhur një rrotacion demokratik. Aq”, shtoi ajo.