Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, pasi ky i fundit e ka cilësuar Çitakun si një ‘përfaqësuese e regjimit të vjetër’. Gashi po ashtu e akuzoi Çitakun për vjedhjen e fondeve të luftës.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se asnjëherë nuk ka abuzuar me fonde e as me pozitë.
Sipas saj, Kosova i ka dhënë asaj gjëra që nuk blihen me para, si shembull nderin për të nënshkruar deklaratën e pavarësisë, dhe për të shërbyer si deputete, ministre e ambasadore.
“Unë, përfaqësuesja e regjimit të vjetër. Asnjëhere nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë. Nuk jam pasuruar financiarisht. Po, mua Kosova më ka dhanë gjana të cilat nuk blihen me para. Ma ka dhënë nderin me e nënshkru deklaratën e pavarësisë. Ma ka dhënë nderin me shërby si deputete, ministre, ambasadore”, shkroi Çitaku.
Tutje, ajo tha se Kosovës i është borxh dhe përjetësisht do t’i shërbejë.
“Ma ka dhanë nderin me qenë pjesë e proceseve shumë ma të mëdha se une vet. Andaj, përjetë i jam borxh, e përjetësisht do t’i shërbej”.