Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetCilët kriminelë të luftës thotë Kurti se duhet të eliminohen?

Cilët kriminelë të luftës thotë Kurti se duhet të eliminohen?

Kurti në Bruksel ka folur për eliminimin e kriminelëve të luftës, pa përmendur se për cilët e ka fjalën. Ai nuk i përmend krimet e luftës së Serbisë, por flet në përgjithësi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka qëndruar në Bruksel për një darkë të cilët e ka shtruar përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, e në të cilën kanë marrë pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit ai ka folur në një konferencë për media, teksa ka dhënë detaje për diskutimin që është bërë brenda, duke treguar se ka kërkuar nevojën për liberalizim të vizave për Kosovën dhe investimet në ekonomi.

Përveç këtyre, Kurti ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Përëndimor, përfshirë edhe Kosovën, mund të ecin përpara drejt integrimit në BE. Një nga këto shtylla, siç thotë Kurti, është eliminimi nga skena politike e kriminelëve të luftës, megjithatë ai nuk e ka specifikuar se për kë saktësisht e ka fjalën.

“Në anën tjetër, të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejtë, nëse i përmbahen tri, le të themi, vlerave shumë të rëndësishme. E para është demokratizimi, e dyta është sundimi i ligjit, dhe e treta është ballafaqimi me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale, kriminelët e luftës. Edhe më tej në Ballkan Perëndimor kemi edhe kriminel të luftës dhe kriminel të paqe të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen. Demokratizimi kundër autokracisë, sundimi i ligjit kundër monopolit dhe oligarkëve dhe ballafaqimi me të kaluarën, meqenëse kemi përjetuar 4 luftëra në Ballkan, përgjegjësit për të cilët, dhe shumë prej fajtorëve, qoftë urdhërdhënës qoftë si ekzekutor vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet politik”, ka sqaruar Kurti.

Kosova aktualisht ka në Gjykatë Speciale krerët e Ushtrisë Çliritimtare të Kosovës të cilët po përballen me akuzat dhe pretendimet për krime lufte. Atje janë ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments