Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeChollet ndryshon pozitë, nga ekipi i Blinken kalon tek Departamenti i Mbrojtjes

Chollet ndryshon pozitë, nga ekipi i Blinken kalon tek Departamenti i Mbrojtjes

Derek Chollet, nuk do të jetë më këshilltar i Lartë i Departamentit të Shtetit. Ai tash e tutje do të kalojë në pozitën e Nënsekretarit të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara. Vetë Chollet në Twitter ka shkruar se është duke pritur konfirmimin nga Senati për pozitën e re.

Sekretari amerikan, Antony Blinken, e ka uruar dhe falënderuar Chollet duke thënë se largimi i tij do të jetë humbje për ekipin e Sekretarit, por fitore për Departamentin e Mbrojtjes. Pas kësaj Chollet e ka falënderuar Blinken për mbështetjen, duke thënë se ka qenë nder i madh që i ka shërbyer popullit amerikan me Sekretarin Blinken dhe ekipin e Departamentit të Shtetit.

Chollet është shprehur i lumtur me mundësinë për t’u rikthyer në Departamentin e Mbrojtjes. Chollet ka vizituar Kosovën në muajin janar ku ka bërë thirrje për normalizim të raporteve Kosovë -Serbi dhe krijimin e Asociacionit.
Ai shpesh ka pasur telefonata me Kryeministrin Kurti rreth dialogut me Serbinë.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments