Mbrojtësi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Antonio Rudiger ka kontratë të vlefshme me Chelsean vetëm deri në qershor të vitit 2022.
“The Blues” prej kohësh kanë nisur bisedimet me agjentët e futbollistit për të nënshkruarë një marrëveshje të re afatgjate.
Mbrojtësi po kërkon një pagë të lartë për të nënshkruarë kontratën e re, dhe palët ende nuk kanë arritur akordin.
Gjiganët evropian Bayern Munich dhe Real Madrid janë duke vëzhguar situatën e mbrojtësi dhe janë të gatshëm të hidhen në sulm për transferimin e tij, nëse ky i fundit refuzon të nënshkruajë kontratën e re.
Thuhet se Rudiger është i lumtur te Chelsea nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel, por momentalisht të gjitha opsionet janë të hapura për të.