Chelsea ka arritur që të kalojë në raundin tjetër të FA Cup, pasi mposhti në 1/32 e finales ekipin e ligës së pestë të Anglisë, Chesterfield me rezultat bindës 5:1.
“Blutë” e Londrës e përfunduan dilemën e fituesit qysh në pjesë të parë duke shënuar plot katër herë.
Ëerner në minutën e gjashtë, Odoi 18’, Lukaku 20’ dhe Christensen 39’ ishin realizatorët.
Në pjesën e dytë, dy ekipet shënuan nga një herë.
Fillimisht Ziyech realizoi nga penalltia në minutën e 55-të, para se Asante ta shënonte golin e nderit për Chesterfield.