Pritje të gjata e kolona të pafundme janë krijuar sërish në teposhtëzen e Veternikut.
Qytetarët janë ankuar se po presin shumë gjatë për të hyrë në qendër të Prishtinës, apo për ta kaluar Rrethin me flamur në kryeqytet.
Pamje nga kolona mund të shihni në videon më poshtë:
Prishtina rëndom është e bllokuar nga kolonat, sidomos pas orës 16:00 kur qytetarët përfundojnë angazhimet e punës.
Kolonat vazhdojnë të mbeten ndër problemet kryesore në kryeqytet.