Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaÇfarë përmban “non-paperi austriak”?

Çfarë përmban “non-paperi austriak”?

Kurdo që herën tjetër serish liderët e Bashkimit Evropian të flasin për të ardhmen e Unionit, pesë shtete anëtare i duan gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pjesë të debatit.

Në një letër jo formale të njohur si “non paper”, Austria, Çekia, Sllovakia, Hungaria e Polonia – të njohura ndryshe dhe si Grupi i Vishegradit, kërkojnë që Kosova, Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi të kyçen në debatin e madh.

Për këtë ka folur ekskluzivisht për Klan Kosova, deputeti austriak – Martin Engelberg, njeri i afërt me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

“Ne jetojmë në të njëjtin kontinent. Madje shpesh thuhet se Ballkani fillon në Vjenë. Kështu që kancelari Kurz është shumë i përkushtuar që të mbajë rol konstruktiv në rajon. Integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është për ne një çështje e madhe. Madje jetësimin e liberalizimit për Kosovën e kemi edhe në programin tonë qeverisës”.

“Pastaj pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e forcimin e arsimimit i kemi sikur detyra të mëdha” tha Engelberg.

Politikani i partisë popullore OVP, thotë se Austria vërtetë po mundohet të merr rol konstruktiv karshi Kosovës që ata e konsiderojnë aleate të madhe.

Engelberg heq barrën nga Vjena zyrtare, e cila shpesh është etiketuar si përkrahëse e ndryshimit të kufijve në Ballkan si zgjidhje finale e mospajtimeve.

“Tema e ndryshimit të kufijve është e vdekur, kur ajo të vdes këtu. Nuk do të ketë kurrë diktat nga Austria që thotë se ju duhet të flisni për këtë temë. Besoj se kjo ide është krijuar këtu dhe nëse më nuk vlen, atëherë perceptohet si e tillë”.

Megjithatë, ligjvënësi austriak thotë se Kosova me Serbinë duhet ta gjejë një zgjidhje e cila sipas tij e çliron potencialin e republikës kosovare, që Engelberg e konsideron si vendi më pro-perëndimor në Evropë.

Por, a mendon Austria të pashmangshme njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit në fund të procesit?

“Po sigurisht”, tha deputeti austriak.

Martin Engelberg bashkë me deputeten Carmen Jeitler Cincelli, që është njëherësh kryetare e grupit parlamentar të miqësisë Kosovë-Austri, po qëndrojnë në Prishtinë për vizitë zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments