Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeÇfarë ndodhi në 10 ditët e grevës së minatorëve?

Çfarë ndodhi në 10 ditët e grevës së minatorëve?

Në mesnatë u nis e në mesnatë mbaroi.

Greva 10 ditore e minatorëve të minierës së Stantërgut, u ndërpre në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Për t’u arritur marrëveshje mes anëtarëve të bordit të Trepçës dhe qindra grevistëve u deshën dhjetëra orë negociata.

Në fund, minatorët ranë dakord për plotësim të pjesshëm të kërkesave të tyre.

Kërkesa që pagat të dalin nga data 6 deri 10 të muajit, u pranua.

Derisa, kërkesa e grevistëve për shkarkim të menjëhershëm të u.d. të kryeshefit, Enis Abdurrahmani, nuk u pranua ashtu siç u kërkua.

Ata ranë dakord që Abdurrahmani ta mbajë këtë detyrë edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, deri në shpalljen e konkursit të ri për kryeshef.

E një kërkesë e re u shfaq nga minatorët grevistë.

Ata kërkuan që mos të ketë suspendim të asnjë minatori për grevën që e mbajtën.

Por, çka ndodhi përgjatë 10 ditëve grevë.

Qëndrimi në kushte të rënda dhe pa ushqim, bëri që gjendja shëndetësore e tyre të përkeqësohet.

300 grevistë besohet se morën trajtim mjekësor përgjatë kësaj periudhe.

Bile, kishte nga ata që në perimetrin e 10 të minierës, 700 metra nën tokë, pësuan edhe sulm në zemër.

E të tjerë u bartën nën kushte të rënda për t’u mundësuar dhënia e ndihmës mjekësore.

Derisa puna është kthyer normalisht, nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje nuk kanë dhënë qëndrime tash e 10 ditë për gjithçka që ndodhi me grevën e punëtorëve të Trepçës.

Ndërkohë, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka shprehur falënderim dhe mirënjohje ndaj atyre që i mbështeten gjatë kohës së grevësm raporton teve1.

Sipas kësaj sindikate, greva zgjati shumë, minatorët nuk u dorëzuan dhe shpresa për ditë më të mira u kthye. Por, siç thuhet në reagimin e kësaj sindikate, minatorët nuk do të harrojnë asgjë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments