Sanduloviç, i cili ende nuk është rikuperuar tha se nga dhuna e cila zgjati mbi 4 orë ai kishte qenë klinikisht i vdekur.
Ata janë munduar të thonë se unë nuk po them të vërtetën. Unë jam i sigurt që mund t’i njoh të gjithë personat e përfshirë që më kanë çuar atje, dhe ata që më kanë rrahur. Unë isha gati i vdekur klinikisht.
Kur kam thënë që nuk jam pjesëtar i asnjë organizate ata më kanë rrahur dhe më kanë dhunuar. Ata më kanë sjellë të shtëpia e atje më ka pritur një ekip që është kujdesur për mua. Ajo që më është fiksuar është se ata më kanë filmuar kur më dhunonin.
E mbaj mend që ata dërgonin video dhe i fshinin. I dëgjoja kur komunikonin që ia dërgonin dikujt”,-tha Sanduloviç ndërsa shtoi se ata e kishin pyetur se çfarë bisedash kishte bërë me Albin Kurtin dhe me Mehmet Prishtinën