Friday, November 22, 2024
HomeLajmeÇfarë i ndodhë organizmit nëse hani hurma çdo ditë?

Çfarë i ndodhë organizmit nëse hani hurma çdo ditë?

Hurmat janë shumë të shijshme dhe të ëmbla, por gjithashtu të mbushura me shumë vlera ushqyese, vitamina, antioksidantë, sheqerna që treten lehtë dhe mikronutrientë që na përmirësojnë shëndetin në mënyra të ndryshme.

Ato kultivohen në shtete përreth Mesdheut, Afrikës Veriore dhe Azisë, ndërkaq shumica e atyre që shiten në shtetet Perëndimore janë hurma të thara.

Hurmat e thara janë më të pasura me sheqer dhe përbërës felonik (antioksidantë bimor) sesa hurmat e freskëta.

Hurmat janë po ashtu të pasura me vitamina të grupit B, me vitaminë A dhe K, por edhe me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, etj.

Gjithashtu, ato përmbajnë fluorin elementar i cili i mbron dhëmbët, dhe selen. Ndër tjerash janë të mbushura me proteina dhe i përmbajnë 23 amino acide të ndryshme.

Rrjedhimisht, hurmat janë të mbushura me përfitime shëndetësore. Disa prej përfitimeve shëndetësore që i gëzoni kur i konsumoni hurmat përditë, janë:

Hurmat janë dëshmuar se i parandalojnë sëmundjet neuro-degjenruese për shkak të sasisë së lartë të antioksidantëve që i kanë, të cilat i luftojnë inflamacionet dhe stresin oksidativ në tru. Ato e parandalojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe i reduktojnë dëmet në memorie

Hurmat kanë efekte antipezmatuese të cilat i parandalojnë infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme kronike, siç është kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti

Ato janë të mbushura me fibra, prandaj e përmirësojnë sistemin e tretjes, e trajtojnë kapsllëkun, e rrisin numrin e baktereve të mira në lukth, etj.

Përbërësit e shumtë felonik në hurma i menaxhojnë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve për ta përmirësuar shëndetin vaskular

Hurmat janë të pasura me kalium, magnez dhe antioksidantë, prandaj e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe i zvogëlojnë rreziqet e ndryshme kardiovaskulare. Gjithashtu, ekstraktet që gjenden në hurma i riparojnë indet e zemrës pas sulmit

Antioksidantët që gjenden në hurma e përmirësojnë shëndetin dhe funksionin e mëlçisë, por edhe i riparojnë dëmet në mëlçi që shkaktohen nga toksinat

Hurmat mund të konsumohen nga personat me diabet, pasi që nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak pas shujtave

Ju mbrojnë nga dëmtimet e nervave

Janë të mbushura me fibra dhe sheqerna të shëndetshëm që e mbushin trupin energji, ju ngopin dhe e promovojnë humbjen e peshës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments