Friday, November 22, 2024
HomeShëndetësiÇfarë është ndryshimi midis regjimit ushqimor vegan dhe atij vegjetarian?

Çfarë është ndryshimi midis regjimit ushqimor vegan dhe atij vegjetarian?

Ky lloj stili jetese mund ta bëjë më sfiduese plotësimin e nevojave për disa lëndë ushqyese, të tilla si vitamina D dhe B12, hekuri, zinku dhe kalciumi.

 

Shumë njerëz në të gjithë botën kanë ndryshuar mënyrën se si ushqehen, duke kaluar në një regjim ushqimor me bazë bimore. Dhe si sigurisht që ka shumë arsye që njerëzit po e mbështesin këtë mënyrë të ushqyeri.

Një regjim ushqimor me ushqime të plota me bazë bimore, shoqërohet me peshë më të ulët trupore dhe një rrezik të zvogëluar të disa sëmudjeve kronike. Ku mund të përfshihen sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti i tipit 2, presioni i lartë i gjakut, dhe rënia e funskioneve të trurit.

Gjithashtu shumë njerëz shqetësohen në lidhje me trajtimin e kafshëve për prodhimin e ushqimit, dhe ndikimin në mjedis. Një raport i fundit i Harvardit, thotë: “Ushqimi është mënyra e vetme për të përmirësuar shëndetin e njeriut dhe qëndrueshmërinë e mjedisit”.

Dhe një regjim që bazohet kryesisht në konsumin e bimëve është ai që e mbështët më së miri këtë gjë. Sidoqoftë, dy versione specifike të një diete me bazë bimore janë të përcaktuara mirë: vegjetarianizmi dhe veganizmi. Se cili është ndryshimi midis tyre, iu ftojmë ta zbuloni më poshtë.

Çfarë është një vegjetarian?

Të jesh vegjetarian do të thotë që një individ nuk i konsumon asnjë lloj mishi. Por vezët, qumështi dhe nën produktet e tij mund të konsumohen.

Çfarë është një vegan?

Të jesh vegan do të thotë që një individ duhet të konsumojë vetëm produkte me bazë bimore. Të gjitha produktet e mishit dhe ushqimet si vezët ose qumështi, që merren nga kafshët, eleminohen nga regjimi ushqimor.

Veganizmi përgjithësisht shtrihet në një mënyrë jetese, që përfshin gjithashtu edhe mos përdorimin e materialeve që rrjedhin nga kafshët, si lëkura, leshi dhe mëndafshi. Produktet kozmetike ose sapunët përjashtohen nëse ato bëhen nga element që nxirren nga kafshët ose që testohen tek to.

Ky lloj stili jetese mund ta bëjë më sfiduese plotësimin e nevojave për disa lëndë ushqyese, të tilla si vitamina D dhe B12, hekuri, zinku dhe kalciumi. Sidoqoftë, nëse keni njohuritë e duhura se cilat ushqime përmbajnë lëndët ushqyese kryesore dhe si t’i plotësoni nevojat e trupit tuaj, e bën të lehtë për të ndjekur këtë mënyrë jetese.

Në një studim të fundit, studiuesit zbuluan se veganët kishin nivele më të larta të yndyrnave të shëndetshme, antioksidantëve dhe përbërjeve anti-inflamatore në trupat e tyre.

Pavarësisht mënyrës tuaj të të ushqyerit, jepni përparësi ushqimeve me bazë bimore, për një shëndet më të mirë. Përpiquni të konsumoni rreth pesë filxhanë me perime dhe dy filxhanë me fruta çdo ditë. Së bashku me ushqime të tilla si fasulet, thjerrëzat, bizelet, qiqrat, drithërat dhe një larmi arrash dhe farash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments