I pyetur nga Kossev se çfarë do të ndodhë me targat serbe të qyteteve në Kosovë, saktësisht me targat KM, Bislimi tha se në prag të nënshkrimit të marrëveshjes në 30 shtator të vitit të kaluar, Beogradi është njoftuar se nuk do të ketë targa të tilla, transmeton Indeksonline.
“Të dyja palëve u është bërë e qartë se asnjë vend në Evropë nuk lëshon targa me kodet e qyteteve të vendeve të tjera. Nëse keni një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas këtyre standardeve, do të ishte e pamundur të lëshoheshin targa me emërtimin Kragujevc në Kosovë, ashtu siç nuk do të ishte e mundur të jepeshin targa me emërtimin e qyteteve në Kosovë”, tha ai.