Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeÇfarë aktivitete zhvilloheshin në objektin në Veri që e mori sot nën...

Çfarë aktivitete zhvilloheshin në objektin në Veri që e mori sot nën adminsitrim AKP, Hyseni jep detaje

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka dhënë informacione për aksionin e sotëm në Veri, përmes të cilit AKP ka vënë nën kontroll një objekt që i takonte N.Sh. Trepça Standard.

Hyseni ka thënë se nga informatat e marra nga Policia, mësohet se në objektin në fjalë në Zveçan ka pasur aktivitete të paligjshme.

“Nga informatat e marra nga Policia, Janë gjetur materiale jo ligjore që janë përdorur për aktivitetet të paligjshme, s’besoj që jam kompetent për të folur për atë pjesë”, ka potencuar Hyseni.

“Ka qenë i renovim nga etnitete të panjohura. Dhe me ndihmën e Policisë është vendosur në administrim. Çdo gjë që ka ndodhë aty ka qenë e jashtëligjshme”, ka thënë ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments