Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar në Facebook pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha.
Berisha ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në objektin e ministrisë që Çeku drejton, deri sa ky i fundit ka thënë se regjisorja kishte shkuar aty për punët përgatitore të koncertit të Operas, pasi që po e bënte regjinë e koncertit.
“Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit”, ka shkruar ndër të tjerash Çeku në Facebook, transmeton lajmi.net.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes, komunitetit artistic dhe gjithë shoqërisë së regjisores.