Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKosovaÇeku: Nuk ka qenë ideja që të gjithë veteranët të marrin paga,...

Çeku: Nuk ka qenë ideja që të gjithë veteranët të marrin paga, por vetëm ata që janë të papunë

Ish-kryeministri Agim Çeku thotë se duhet të bëhet auditim i përfituesve të veteranëve, pasi ideja ka qenë që pagë të marrin vetëm të papunët.

Agim Çeku, i cili kryesoi komisionin që do të merrej me verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK’së, thotë se po tentohet të relativiziohet roli i UÇK’së në çlirimin e Kosovës. Në emisionin Pressing, Çeku tha se kryeministri Albin Kurti, po vazhdon këmbënguljen e tij se UÇK’ja ishte e vogël, duke kërkuar sërish hetime për numrin e veteranëve.

“Jo serioze. Kryeministri nuk kërkon, kryeministri merr vendim. Unë e shoh si një kthim prapa të këtij procesi. Prapë një injorim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një këmbëngulje të tij dhe shumë njerëzve të tjerë se UÇK’ja ka qenë e vogël dhe thjesht, është një përpjekje që të relativizohet edhe më shumë roli i UÇK’së në lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot”, tha Çeku.

Ai shpjegoi se nuk u mendua se të gjithë veteranët e UÇK’së të marrin paga.

“Duhet me i kërkuar ata që po e dëmtojnë buxhetin, e jo ata që e kanë marrë një certifikatë që kushton 2-3 cent”, thotë Çeku.

“As ne s’e kemi parapa që do të jetë numri aq i madh i atyre që janë përfitues, sepse në aplikacione, ka qenë rubrika se a je i punësuar. Na kanë dalë diku 12 mijë, që kanë deklaruar se nuk janë të punësuar”, shtoi ai.

“Pensionin e përfitojnë në bazë të një urdhri administrativ që e ka nxjerr qeveria pasi ne e kemi dorëzuar raportin”, tha Çeku.

“Esenca e kësaj pagese ka qenë që rastet sociale që vërtetë nuk kanë punë apo s’mund të gjejnë punë, atëherë t’i ndihmojë shteti me një pension. Nuk ka qenë ideja fillestare që të gjithë veteranët të marrin paga, por vetëm ata që janë të papunë dhe pa mundësi me gjet punë”, theksoi Çeku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments