Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaÇdo abuzim me çmime do të adresohet te Autoriteti i Konkurencës –...

Çdo abuzim me çmime do të adresohet te Autoriteti i Konkurencës – gjithçka që tha ministrja Nagavci rreth vendimit të MASHTI-t për tekstet shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se vendimi që mjetet për blerjen e teksteve shkollore tu barten prindërve, është bërë në mënyrë që buxheti i shtetit të mos keqpërdoret.

“Deri më tani kemi më shumë se 80 mijë aplikime i kemi marrë listat me të gjitha dhënat e aplikuesve nga ASHI-ja dhe besoj që gjatë ditës do ti përcjellim të gjitha në Ministrinë e Financave në mënyrë që të sigurohemi që ekzekutimi i mjeteve të bëhet para datës 1 shtator”, tha ajo.

E para e MASHTI-t pati edhe një apel për prindërit që të mos nxitohen me blerjen e teksteve shkollore pa pranuar listën e tyre na ana e mësimdhënësve ose shkollave, shkruan Telegrafi.

“Secili prej prindërve duhet të marrë listën me tekste që duhet të përdoren nga ana e shkollave dhe mësimdhënësve. Ne kemi dërguar në drejtoritë komunale të arsimit një qarkore që kemi kërkuar që lista e teksteve të miratuara të bëhet publike në vendet e dukshme të shkollës, dhe mësimdhënësit ti ndajnë informatat me prindërit”, tha Nagavci.

Ministrja foli edhe për ankesat e prindërve për çmimin e disa librave si dhe për raportin që ka me Shtëpinë Botuese “Albas”.

Sipas Nagavcit, shtëpitë botuese duhet të shesin tekste për të cilat i kanë vendimet nga ana e ministrisë.

Ministrja shtoi se çdo rritje e çmimit çdo abuzim do ta adresojnë tek Autoriteti i Konkurrencës. E pyetur nëse ka pas përkrahje nga ana e saj për Shtëpinë Botuese “Albas”, ajo u shpreh kategorike ‘jo’.

E sa i përket çështjes se nëse një prind nuk ia blenë librat shkollor fëmijës së tij, ministrja theksoi se “është e papranueshme se me sa lehtësi individë të caktuar të opozitës i konsiderojnë si keqbërës e të paditur shumicën e prindërve”.

Nagavci u është përgjigjur edhe kritikave ndaj saj nga ana e SBASHK-ut. Ajo thotë se vendimi është në të mirë të punëtorëve që SBASHK-u i përfaqëson.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka quajtur eksperiment të gabuar, vendimin e MASHTI-t që blerja e teksteve shkollore nga ana e prindërve.

Për deklatata të tilla dhe shumë të tjera, Nagavci ka thënë se “unë nuk e kuptoj interesat e kujt i përfaqëson zoti Jasharaj. Është angazhim i yni për të përmirësuar cilësinë”.

Ministrja më tej shton se “Për SBASHK-un ky vendim i yni duhet të jetë i mirëpritur”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments