Saturday, November 2, 2024
HomeBotaCDC: Nga koronavirusi mund të sëmuren rëndë fëmijët

CDC: Nga koronavirusi mund të sëmuren rëndë fëmijët

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se koronavirusi mund të shkaktojë “sëmundje të rënda” tek fëmijët dhe adoleshentët.

Në një raport të nxjerrë të premten, qendra njofton se në periudhën nga fundi i qershorit deri në mes të gushtit ka pasur “shtim të qarkullimit” të variantit shumë ngjitës Delta, gjë që u shoqërua me shtim pesë fish të ritmeve të shtrimit në spital për moshat e vogla e të reja. Këto ritme ishin 10 herë më të larta se në muajt e mëparshëm tek të rinjtë e pavaksinuar, thuhet në studim.

Ndërkohë në mbarë botën vërehen vatra infeksionesh në keqësim. Në Indi, ministria e shëndetësisë njoftoi të shtunën në mëngjes se në 24 orët e fundit janë regjistruar 42,618 raste të reja me koronabirus dhe 330 të vdekur nga sëmundja.

India renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara për nga pasojat e koronavirusit me një total prej afro 33 milionë të infektuarish dhe 440,225 të vdekur, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins. Ekspertët vërejnë se statistikat në Indi mund të jenë më të ulëta se shifrat reale të infektimeve dhe vdekjeve.

Në shkallë globale, Universiteti Johns Hopkins thotë se janë identifikuar afro 219.8 milionë infektime dhe ka pasur 4.5 milionë të vdekur. Po sipas këtyre statistikave, deri tani janë bërë 5.4 miliardë doza vaksine në rang botëror

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments