Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që erdhi për vizitë dyditore në Kosovë, gjatë gjithë kohës, ishte nën përcjellje të mbrojtjes së afërt malaziase, por edhe asaj vendore.
Madje, u panë forca të shtuara të sigurisë.
Rrezikshmëria si duket u vlerësua aq e lartë sa mbrojtja e afërt e Gjukanoviqit barte me vete edhe çantë antiplumb, si jashtë, ashtu edhe brenda institucionit ku qëndroi presidenti malazias.
Mjete mbrojtëse të tilla nuk përdoren rëndom, përveç nëse vlerësohet e domosdoshme nga organet e sigurisë.