Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, i është drejtuar me një letër kryeministrit Albin Kurti, pas vendimit për caktimin e tavanit të çmimeve për derivatet, duke thënë se ky vendim i ka sjellë kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit.
Sipas Berjanit, vendimi i Qeverisë i premtuar 12 cent për liter nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ai i ka apeluar Qeverisë që ta revidoj këtë vendim sa më parë që të mos shuhen bizneset e vogla në kohë krize.
“Andaj, i apelojme Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogëla në këtë kohë krize”, thuhet në letër./Gazeta Express