Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaBuxheti i 2022-ës konsiderohet jozhvillimor: Do jetë goditje e rëndë për sektorin...

Buxheti i 2022-ës konsiderohet jozhvillimor: Do jetë goditje e rëndë për sektorin privat

Rritja e projektbuxhetit për vitin 2022 në 2 miliardë e 748 milionë euro po konsiderohet se është si pasojë e ngritjes së çmimeve dhe rritjes së importit me mallra. Ndonëse, ky projektligj po vlerësohet nga ekspert të ekonomisë si jozhvillimor në aspektin socio-ekonomik.

 

Derisa për krizën energjetike, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka kërkuar nga qeveria të marrë masa me anë të një pako emergjente.

Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu në një intervistë për KosovaPress, thotë se mungesa e projekteve kapitale me projektbuxhetin e vitit 2022, është një goditje e rëndë për sektorin privat.

“Vet fakti që paralajmërohet një rritje prej 15 përqind të buxhetit, por në të njëjtën kohë kemi rritje të inflacionit afër 5.9 përqind, besoj që është paksa shqetësuese. Kjo rritje është si pasojë e ngritjes së çmimeve në tregun global dhe e tëra kjo është trumbetuar edhe në Kosovë. Definitivisht është koha të kemi një shtrirje në rrafshin horizontal sa i përket orientimit dhe investimeve, kështu që është e vërtet që Kosova ka dhënë shumë pak sa i përket rimëkëmbjes ekonomike në përgjithësi. Është e vërtet që nuk mund të quhet një buxhet zhvillimor nga fakti se pak projekte kapitale. Çdo ngufatje e projekteve kapitale është goditje për sektorin privat. Po ashtu, ajo që e dallon këtë buxhet nga ato paraprake sepse nuk ka projekte të nivelit të lartë”, tha ai.

Sa i përket zvogëlimit të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, Gërxhaliu thekson se qeveria duhet të jetë e kujdesshme me këtë dikaster, sidomos me stafin mjekësor, pasi që siç thotë se pas pesë viteve Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë.

“Heronjtë në kohë pandemie në Kosovë kanë qenë mjekët dhe stafi mjekësor dhe ajo që është alarmuese, është se çdo vit nga Kosova po ikin më tepër se 170 mjekë, dhe në pension shkojnë 150 mjekë të tjerë në vit. Kështu lind pyetja se edhe pesë vjet a do të ketë Kosova mjekë? Dhe në këtë drejtim besoj se duhet të kemi kujdes dhe të gjenden alternativat për të mbështetur stafin mjekësor”, thotë Gërxhaliu.

Derisa Shqipëria dhe Maqedoninë Veriore kanë shpallur gjendjen emergjente dhe kanë marrë masa ndaj krizës energjetike, Qeverisë së Kosovës i kërkohet të jetë e përgatitur me një pako emergjente për t’iu dalë në ndihmë konsumatorëve familjar dhe bizneseve.

“Qeveritë duhet të jenë e përgatitur për këtë fazë kalimtare. Italia ka bërë identifikimin e 6 milionë familjeve që do t’i ndihmojë me pagimin e energjisë elektrike. Franca po ashtu ka identifikuar një numër të madh të familjeve që do t’i marrin nga 100 euro ndihmë nga shteti, Shqipëria po ashtu, prandaj, dua të besoj që edhe Kosova nuk duhet të hyjë në krizë, por duhet paraprakisht t’i eviton këto mundësi dhe ta ketë një pako emergjente se si të minimizohen efektet negative”, thekson ai.

Sa i përket rritjes së pagës minimale, Gërxhaliu ka thënë se duhet të synohet që kjo të arrijë në 350 euro.

“Besoj që trendi për t’u afruar në 350 euro për pagë minimale, është një prag që duhet të synohet, edhe pse sektori privat ka bërë hapa shumë më të mëdhenj. Nuk është e proklamuar, por është e vërtet që shumë më tepër kanë lëviz në paga sektori privat se sa sektor të tjerë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë ditë më parë se rritja e pagës minimale do të ndodhë nga viti i ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments