Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaBushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar se duhet të ndodhë shtensionimi i raporteve qeveritare të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

Në një intervistë për RTK Prime, ai ka thënë se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, ndërsa Kosova duhet ta shohë Shqipërinë si derë të parë për të trokitur.

“Ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës. Fakti që them, do të thotë se ka vend për përmirësim në këtë pikë. Sikundër që Kosova duhet ta shohë Tiranën, Shqipërinë, si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo për të marrë një ide. As e para e as e dyta nuk ka ndodhur. Fakti që nuk ka ndodhur as e para, as e dyta do të thotë që ka nevojë për kapilarizim shumë më të madh të këtij raporti, ka nevojë për shtensionim të raporteve ndërqeveritare”, deklaroi Bushati, derisa shtoi se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë të shkëlqyera, sepse jemi degë të një trungu.”, tha Bushati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments