Një burrë ka raportuar dje në polici se gruaja e tij vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tij.
Sipas deklaratës që ka dhënë, gruaja është larguar nga shtëpia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Podujevë 04.09.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovare në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe e njëjta tani është larguar nga shtëpia. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.