Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaBurri nga Leposaviqi vdiq para tre muajve, familja dyshon se dikush e...

Burri nga Leposaviqi vdiq para tre muajve, familja dyshon se dikush e sulmoi

Policia ka nisur hetimet rreth vdekjes së një personi nga Leposaviqi, pasi vajza e tij ka dërguar raportin e autopsisë dhe dyshon se dikush e kishte sulmuar.

Viktima ka vdekur në muajin korrik të këtij viti, ndërkaq familjarët kishin deklaruar se ai ka qenë i sëmurë nga epilepsia.

Më 12 tetor, vajza e viktimës ka shkuar në stacion policor, ku ka dërguar raportin e autopsisë dhe dyshon se babai i saj ishte sulmuar.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”.

“Vdekje e dyshimtë-Leposaviq, 22.07.2021 – 09:30. Me datën 22.07.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Bazuar në deklarimet e familjarëve të tij, i njëjti ka qenë i sëmur nga epilepsia. Me datën 12.10.2021 në stacion policor ka ardhur vajza e viktimës e cila ka sjellë një raport të autopsisë dhe dyshon se viktima është sulmuar. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lart”, ka njoftuar policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments