Një burrë nga Gjilani është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Uruqi”, derisa nga Policia po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Ibrahim Uruqi, Gjilan 05.05.2021 – 04:07. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në raport.