Sunday, November 24, 2024
HomeBotaBurgim i përjetshëm për 4 ish-ushtarakë turq për puçin e dështuar

Burgim i përjetshëm për 4 ish-ushtarakë turq për puçin e dështuar

Një gjykatë turke të mërkurën dha dënime me burgim të përjetshëm për disa të akuzuar për përfshirje në puçin e dështuar të vitit 2016 në Turqi.

Gjykata për Krime të Rënda në Ankara i dha dënim me burgim të përjetshëm ish-kolonelit Umit Gencer, i cili kishte detyruar një gazetare që ta lexonte urdhrin për puç ushtarak në televizionin shtetëror, TRT. Ai është akuzuar për shkelje të rendit kushtetues, që është një prej akuzave më të rënda.

Muhammet Tanju Poshor, ish-kolonel që kishte dhënë urdhër për ta marrë nën kontroll ndërtesën e televizionit shtetëror, u dënua me dy dënime me burgim të përjetshëm.

Fedakar Akca, ish-major që kishte udhëhequr një ekip që kishte kaluar nga Regjimenti i Gardës Presidenciale te Shtabi i Përgjithshëm, gjithashtu u dënua me burgim të përjetshëm.

Osman Koltarla, ish-major përgjegjës për sigurinë e Kompleksit Presidencial, u dënua me burgim të përjetshëm.

Qeveria turke e ka fajësuar klerikun Fetullah Gylen për organizimin e puçit të dështuar. Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, e ka mohuar këtë akuzë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments