Monday, November 25, 2024
HomeBotaBurgim i përjetshëm amerikanit për vrasjen e ish të dashurës, burrit të...

Burgim i përjetshëm amerikanit për vrasjen e ish të dashurës, burrit të saj e 6 fëmijëve, përfshirë djalin e vet

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të enjten dënoi me burgim të përjetshëm pa të drejtë faljeje një burrë të shpallur fajtor për vrasjen masive të tetë anëtarëve të një familjeje në Houston.

Prokurorët nuk e ushtruan të drejtën për të kërkuar dënim me vdekje për David Conley, 54 vjeç, pasi ekspertët shtetërorë dhe ata nga ekipi mbrojtës vlerësuan se ai kualifikohet si person me një të metë intelektuale.

Conley u dënua për vrasjet e kryera më 8 gusht të vitit 2015, më saktësisht për vrasjen e Valerie Jackson, 40 vjeç, dhe bashkëshortit të saj, Dwayne Jackson, 50 vjeç, në shtëpinë e tyre. Prokurorët e akuzuan atë edhe për vdekjen e fëmijëve – 13, 11, 10, 9, 7 dhe 6-vjeç – Nathaniel, Dewayne, Honesty, Caleb, Trinity dhe Jonah, por ai nuk u gjykua për këto vdekje.

Në një video që u lëshua në gjykatë, kur Conley ishte duke u marrë në pyetje nga hetuesit, ai dëgjohet duke pranuar se e ka vrarë tërë familjen në fjalë.

Sipas autoriteteve, të gjitha viktimat ishin qëlluar me plumb në kokë, pasi Conley fillimisht i kishte marrë peng, shkruan Associated Press

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments