Bundestagu gjerman ka votuar sot me shumicë votash ligjin për shtetësi. Ky ligj parasheh marrjen e shtetësisë pas 5 vitesh dhe jo nga tetë sa ishte deri më tani.
Në rastet kur qytetarët tregojnë arritje të larta në punën e tyre dhe flasin nivelin C1 të gjermanishtes, ata do të kenë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi pas tre vjetësh.
Poashtu, fëmijët e prindërve të huaj do të marrin nënshtetësinë gjermane në lindje, nëse njëri prind ka jetuar ligjërisht në këtë vend për pesë vjet./Indeksonline/
Nga 639 vota të hedhura, 382 ishin pro dhe 234 kundër, me 23 abstenime./Indeksonline/