Komuna e Podujevës është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, pasi ka publikuar të dhëna personale të qytetarëve të kësaj komune.
Këtë e ka njoftuar vetë agjencia, duke thënë se Komuna ua publikoi emrin, mbiemrin, numrin personal, atë të telefonit, vendbanimin dhe shumën e përfituar në uebfaqen e tyre qytetarëve që fituan subvencione.
Pas përfundimit të procedurave inspektuese, AIP ka konstatuar se Komuna e Podujevës ka publikuar lista me të dhënat e subjekteve, të cilat lista kanë përmbajtur të dhëna personale si: emri, mbiemri, numri personal, numri i telefonit, vendbanimi dhe shumën e përfituar. Përmes publikimit të këtyre të dhënave, e njëjta ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me nenin 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe me këtë ka kryer kundërvajtje nga neni 92, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në komunikatë e Agjencisë për Informim dhe Prifvatësi.
Komunikata e plotë:
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), më datë 10.03.2022, ka pranuar informacion se Komuna e Podujevës në faqen zyrtare të saj (internet) ka të publikuara për një kohë të gjatë lista me të dhëna personale të subjekteve të të dhënave (qytetarëve), të cilët kanë fituar subvencione, që përfshijnë periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2022.
Pas përfundimit të procedurave inspektuese, AIP ka konstatuar se Komuna e Podujevës ka publikuar lista me të dhënat e subjekteve, të cilat lista kanë përmbajtur të dhëna personale si: emri, mbiemri, numri personal, numri i telefonit, vendbanimi dhe shumën e përfituar. Përmes publikimit të këtyre të dhënave, e njëjta ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me nenin 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe me këtë ka kryer kundërvajtje nga neni 92, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Andaj, Agjencia për Informim dhe Privatësi, me vendimin Nr. 73/22, të datë 23.03.2022, ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj Komunës së Podujevës, për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.
Me këtë rast, AIP bënë thirrje tek të gjithë kontrolluesit (publikë dhe privatë), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri tek shqiptimi i gjobave për mos respektim të dispozitave të parapara në ligj.