Wednesday, November 6, 2024
HomeTjeraKuzhinaBukë shtëpie me qumësht – Receta per një bukë plot shije dhe...

Bukë shtëpie me qumësht – Receta per një bukë plot shije dhe të butë

Kjo është një recetë shumë e veçantë dhe tepër e shijshme ku buka pasi përgatitet është e butë dhe mbi të gjitha e plotë.

 

Çdo recetë e përgatitur në shtëpi nuk ka të krahasuar për shijen ashtu si edhe vlerat ushqyese. Aq më tepër kur vjen puna tek produkti bazë i çdo vakti, buka.

E përgatitur në shtëpi, buka jo vetëm që është shije plotë dhe e shëndetshme por i jep padyshim shije të veçantë edhe çdo gatimi që shoqëron.

Përbërësit

1 kg miell

200 ml ujë të vakët

300 ml qumësht të vakët

2 lugë maja birre

4 lugë vaj ulliri

2 lugë të vogla kripë

Përgatitja 

Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tretim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet.

Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën.

I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë.

Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar.

Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar.

Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër.

E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet.

Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi tye lyer me pak vaj.

Ose nëse dëshironi brumi mund të mos e ndani dhe ta shtroni njëtrajtësisht në tepsi.

E lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur.

Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur.

Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri.

I pjekim në 200 gradë përreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, të praruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments