Mbrëmë është mbyllur cikli i ndeshjeve të muajit shtator në kualifikimet e ‘Katar 2022’.
Tre raunde janë luajtur gjatë kësaj jave në kualifikimet e Kupës së Botës.
Faqja e njohur ‘SofaScore’, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave në kualifikimi.
Pjesë e 11-shes është edhe Armando Broja që i dha fitoren Shqipërisë përballë Hungarisë me golin e tij, ai realizoi sërish kundër San Marinos, ai është notuar me notën 9.3.
Futbollisti më i mirë është shpallur Memphis Depay që ka notën 9.9, ai ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar tre gola kundër Turqisë, dhe realizoi dy të tjerë ndaj Malit të Zi.
Në formacion bëjnë pjesë edhe futbollistë si Erling Haaland, Antoine Griezmann e Miralem Pjanic.
Ky është formacioni më i mirë i javës në kualifikimet e Kupës së Botës sipas ‘SofaScore’.