Monday, November 25, 2024
HomeBotaBrnabiq kërkon reagim nga NATO-ja: Frenojeni Albin Kurtin

Brnabiq kërkon reagim nga NATO-ja: Frenojeni Albin Kurtin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kërkuar nga NATO që ta frenojë kryeministrin Albin Kurti, pasi policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër kontrabandës me mallra në Mitrovicën e Jugut, atë të Veriut si dhe në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Brnabiq ka reaguar pas këtij aksioni duke bërë thirrje që NATO dhe KFOR-i ta frenojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan B92,

“U bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s, KFOR-it që të reagojnë urgjentisht dhe ta frenojnë Albin Kurti. Situata është më shumë sesa dramatike dhe ky është momenti që duhet një reagim për të ndalur policinë e çmendur. Kjo sjellje ka tejkaluar të gjitha masat dhe na sjell në prag të kaosit”, ka thënë Brnabiq.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit ka zhvilluar një aksion në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se aksioni po realizohet kundër kontrabandës së mallrave.

Në këtë operacion policor, i cili është ende duke vazhduar, janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor.

Tutje, “Policia ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments