Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeBritanikët i kërkojnë Kurtit ta shkruajë draft-statutin e Asociacionit

Britanikët i kërkojnë Kurtit ta shkruajë draft-statutin e Asociacionit

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se aleatët e Kosovës duan që tani të shohin përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të saj me Serbinë.

Ai thotë se tashmë është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke u bazuar në propozimin që e bëri kryeministri Kurti në takimin e fundit në Bruksel, raporton Gazeta Express.

“Në këtë javë pati shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë edhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Britanisë së Madhe, Victoria Billing. Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka thënë Abbott në Twitter.

Draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues në takimin e 2 majit, Kurti e ka quajtur “fundamentalisht të papranueshëm” për Kosovën. Prandaj, ai atje shpalosi vizionin e tij për Asociacionin.

Dokumenti i referohet pikës së 7 të marrëveshjes së Ohrit dhe nis me atë që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Duke iu referuar vetëmenaxhimit të komunitetit serb, dokumenti i Kurtit ka disa pika.

“Ai do të burojë nga autorizimet e konventave të Këshillit të Evropës”, thotë pika parë.

Pika dytë potencon që “vetëmenxhimi do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë të promovojnë dhe mbrojnë interesat e tyre përmes një kornize vetëmenaxhuese”.

Pikat e tretë i referohet një refuzimi të projektit territorial.

Më pas pika e katërt thotë se “Ai do të sigurë një kanal i drejtpërdrejtë komunikimi mes Qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrësve të Këshillit Konsultativ të Komuniteteve”.

Pika pestë thotë se “do të mundësohet që financimi të bëhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, por në financim do të përfshihet edhe Serbia, si dhe kanale ndërkombëtare.

Në pikën vijuese përmendet bashkëpunimi i kësaj strukture vetëmenaxhuese me komunat e  tjera të Kosovës.

Ndërkaq, pika shtatë thotë se “do të njohë plotësisht karakteristikat  e Republikë së Kosovës”.

Pikat e tjera flasin për respektim të ligjeve të Kosovës promovimit të vlerave kushtetuese të Kosovës, si pluralizmi, fjala e lirë etj.

Për këtë dokument, Kurti ka thënë se e ka marrë shembull modelin e marrëveshjes Serbi-Kroaci. Sipas kryeministrit ky dokument është vleror, duke iu referuar koncepteve universale për të drejtat dhe liritë e njeriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments