Sanksionimi i 370 individëve dhe subjekteve të tjera e çon numrin e përgjithshëm të atyre që janë sanksionuar që nga pushtimi rus i Ukrainës në mbi 1000, tha për CNN një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCO).
Nga individët e sapo sanksionuar, 51 janë oligarkë dhe familjarë të tyre, sipas FCO. Në total, nëntë oligarkët e sanksionuar të martën sipas Aktit të Krimit Ekonomik (Transparenca dhe Zbatimi) kanë një vlerë të përllogaritur të kombinuar prej më shumë se 130 miliardë dollarë, tha FCO, duke cituar të dhënat e Forbes.
Aleatët kryesorë politikë të presidentit rus Vladimir Putin të sanksionuar thuhet se përfshijnë kryeministrin Mikhail Mishustin, ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe ish-presidentin Dmitry Medvedev. Sekretari i shtypit i Putinit Dmitry Peskov dhe zëdhënësja e Punëve të Jashtme ruse Maria Zakharova u përfshinë gjithashtu në raundin e fundit të sanksioneve.
“Ne po shkojmë më tej dhe më shpejt se kurrë në goditjen e atyre që janë më të afërt me Putin – nga oligarkët kryesorë, te kryeministri i tij dhe propaganduesit që shpërndajnë gënjeshtrat dhe dezinformatat e tij. Ne po i kërkojmë ata të japin llogari për bashkëpunimin e tyre në krimet e Rusisë në Ukrainë, “tha Truss.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit. Të gjithë të sanksionuarit ishin shënjestruar më parë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja ose Australia, tha një zëdhënës.