Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaBrenda një dite rreth 2,800 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Brenda një dite rreth 2,800 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

2,794 qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

 

Në ditët e fundit Policia në bashkëpunim me inspektorët sanitarë dhe ata komunalë kanë intensifikuar veprimet e tyre në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të hapjes së pandemisë.

Kjo pasi tashmë rastet e reja të infektimit, por edhe rastet e vdekjen kanë shënuar rritje të madhe.

Në 24 orët e fundit po ashtu Policia ka shqiptuar një numër të madh të tiketave edhe ndaj shoferëve për mosrespektim të rregullave të trafikut.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 24 qytetarë, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments