Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës.
Brazili ka arritur të mposht Kombëtaren e Kilit me rezultat të ngusht 0-1.
Në një përballje shumë të luftuar që nisi me shumë aksione nga të dyja skuadrat.
Përkundër rasteve të shumta gola në pjesën e parë nuk pati dhe u mbyll 0-0 kjo periudhë.
Në pjesën e dytë Brazili morri iniciativën dhe arriti të realizoj në min e 64’ përmes Everton Ribeiro.
Deri në fund të dyja ekipet patën edhe disa mundësi shënimi por në fund vendosi goli i Ribeiros për fitoren 0-1 të Brazilit.
Në duelet tjera, Argjentia mposhti Venezuelën 1-3, Ekuadori fitoi ndaj Paraguajit 2-0, Uruguaji u ndal në barazim 1-1 me Perunë, me të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja mes Bolivisë dhe Kolumbisë.
Kjo është renditja tabelare në kualifikimet e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut pas 7 xhirove të zhvilluara.