Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaBQK: Për muajin qershor, Fondi Pensional arriti vlerën e rreth 3 milionë...

BQK: Për muajin qershor, Fondi Pensional arriti vlerën e rreth 3 milionë eurove

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar sot statistikat për institucionet tjera financiare për muajin qershor 2024.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se asetet e fondeve pensionale në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën e 2.94 miliardë euro.

“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 78.02 % të gjithsej aseteve”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit qershor 2024 arritën vlerën e 326.21 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 7.59 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

“Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 44.97%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.39% dhe risigurimet me pjesëmarrje 15.48%”.

Ndër tjera, thuhet se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit qershor 2024 kanë shënuar vlerën e 583.66 milionë euro, duke qëndruar pothuajse në nivel të njëjtë me atë të muajit paraprak.

Struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 67.93% të gjithsej aseteve.

Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar në qershor 2024 arritën vlerën e 396.48 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.13 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.

Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 59.76% në totalin e kredive të ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin qershor 2024 ishte 51.60 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments