Komuna e Prishtinës ka në planë që shumë shpejt të angazhojë disa përmbarues privat të cilët do të kenë për detyrë inkasimin e gjobave komunale.
Me anë të një njoftimi, komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka bërë me dije se ka në plan të finalizojë një kontratë për realizimin e këtij plani.

Për tendering “Shërbime të veçanta kontraktuese për angazhimin e përmbaruesve privat për inkasimin e gjobave komunale për nevojat e Komunës së Prishtinës”, fillimisht janë ndarë 20 mijë euro.
Afati për dorëzimin e ofertave është deri më datën 11 të këtij muaji