Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaBorrelli para samitit: Rruga drejt BE-së kërkon që Kosova dhe Serbia t’i...

Borrelli para samitit: Rruga drejt BE-së kërkon që Kosova dhe Serbia t’i lënë mënjanë dallimet

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha sot në Bërdo të Sllovenisë se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun dhe “t’i lënë mënjanë dallimet”.

“Procesi i zgjerimit kërkon që dallimet të lihen mënjanë”. tha Borrell pasi mbërriti në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Borrell deklaroi se vendet kandidate për anëtarësim duhet t’i zbatojnë reformat dhe se anëtarët dhe institucionet e BE-së duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre.

“BE-ja duhet ta mbajë një vazhdimësi të besueshme të procesit të zgjerimit”, tha Borrell.

Ai shtoi se vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare duhet të përafrohen me politikën e jashtme të BE-së në mënyrë që t’i trajtojnë sfidat e përbashkëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments