Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me situatën në veri. Me Kurtin sot në mëngjes, e me Vuçiqin gjatë natës.
Borrell ka thënë se pret “nga autoritetet e Kosovës që të supsendojnë operacionet policore të fokusuara në objektet komunale në veri dhe protestat e dhunshme të ndalen”,
Tutje, Borrell ka deklaruar se u ka kërkuar të dyja palëve që të ndërmarrin masa për të depërshkallëzuar tensionet menjëherë dhe pa kushte.
“Ju kërkova të dyja palëve që të ndërmarrin masa për të depërshkallëzuar tensionet menjëherë dhe pa kushte. Dhe hapat e mëtejmë të njëanshëm duhet të shmangën dhe qetësia të rivendoset”“Si hap i parë, pres nga autoritetet e Kosovës që të supsendojnë operacionet policore të fokusuara në objektete komunale në veri dhe protestat e dhunshme të ndalen”, ka deklaruar Borrell, në një konferencë, që e mbajti pas takimit me Presidentin e Malin të Zi.