27 shtetet anëtare të BE-së kanë bërë thirrje për “pauza të menjëhershme humanitare” për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare, tha këtë mëngjes përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell.
Gjatë rrugës për në samitin e BE-së ai tha: “Këto 27 shtete anëtare kanë kërkuar pauza të menjëhershme humanitare, që janë në shumës, jo të vetme, por disa”.
“Objektivi është që të krijohen pauza të menjëhershme dhe korridore humanitare në mënyrë që të [adresohet] situata e rëndë”, tha ai.
Ai tha se ata “dënuan përdorimin e spitaleve nga Hamasi si mburoja njerëzore”, por tha se veprimi për të arritur tek civilët ishte urgjent.
“Dje ministrat kërkuan pauza të menjëhershme, ky është qëndrim i përbashkët i të 27-ve”, shtoi ai.