Biseda është zhvilluar të martën në mbrëmje, me iniciativë të vet Borellit, derisa në kohen kur presidenti serb gjendet në Ohër në Samitin “Ballkani i Haour”.
Në llogarinë e tij në Twitter, Borell ka konfirmuar se ishte ai që ka iniciuar telefonatën për t’ia bërë më dije bashkëbiseduesit nga Beogradi se pritet një angazhim i rëndësishëm në relacionin BE-Ballkani Perëndimor.
“Ne duam të llogarisim te Serbia si një kandidate të sinqertë dhe partnere të besueshme evropiane për parimet, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, ka nënvizuar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.
Zyrtarët evropian kanë bërë të ditur se biseda është zhvilluar për shkak të asaj që quhet “zhvillimet e fundit”.
Në këtë rrafsh, Peter Stano, zëdhënës i BE-së ka porositur se në kohën e agresionit ushtarak, të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus, kundër Ukrainës, BE pret që Serbia, si vend kandidat, të mos forcojë më tej lidhjet e saj me Federatën Ruse.
“Vendet kandidate, përfshirë Serbinë, pritet që në mënyrë progresive t’i harmonizojnë politikat e tyre ndaj vendeve të treta me politikat dhe qëndrimet e miratuara nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe masat kufizuese”, ka deklaruar Peter Stano.
Serbia është i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk ka vendosur sanksione Rusisë.
Për më tepër, ishte planifikuar një vizitë e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov në Beograd, por e njëjta u anulua meqë Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Bullgaria, kanë mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanin e Lavrovit. Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e këtyre shteteve duke cilësuar se po e dëshmojnë edhe në praktike implementimin e masave restriktive.