Monday, November 25, 2024
HomeLajmeBorell fton takim Kosovë-Serbi në Bruksel javën e ardhshme

Borell fton takim Kosovë-Serbi në Bruksel javën e ardhshme

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell ka bërë me dije se javën e ardhshme do të ftojë një takim Kosovë-Serbi në Bruksel për ta menaxhuar krizën në veri.

Kryediplomati i BE’së nuk ka treguar se në çfarë niveli do të jetë ky takim. Por, sipas të gjitha gjasave atje duhet jenë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka deklaruar ai para gazetarëve para nisjes së takimit të ministrave të brendshëm dhe NATO-s.

Borell mbrëmë i ka kthyer përgjigje Kryeministrit të Kosovës rreth planit pesë pikësh që ky i fundit ka prezantuar për tejkalimin e krizës në Veri duke thënë se nuk janë marrë hapat e nevojshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments