Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaBordi i AKP-së miratoi shpërndarjen e fondeve për kreditorët e disa ndërmarrjeve

Bordi i AKP-së miratoi shpërndarjen e fondeve për kreditorët e disa ndërmarrjeve

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti sot mbledhjen e tij të rregullt, ku u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me aktivitetet e AKP-së për periudhën mujore 1 shtator -30 shtator 2021.

 

Bordi i Drejtorëve në këtë takim u informua lidhur me Raportin për Ofruesit e Shërbimeve si dhe Raportin për Ofruesin e Shërbimeve Profesionale.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi shpërndarjen e fondeve për kreditorët e Ndërmarrjeve Shoqërore për: PRN009 KB Bujqësia, PRZ039 Theranda, PRN044 Metal Holding.

Gjithashtu bordi u informua për raportet përfundimtare për NSh-të në likuidim MIT004 Bujku-Skënderaj,MIT141 Konfekcioni,PRZ087 Kooperativa Bujqësore “Zoçishtë”Rahovec,PRZ091 Kooperativa Bujqësore “Opterushë-Rahovec.

Bordi gjithashtu shqyrtoi kërkesën e autoritetit të Likuidimit për rritje të buxhetit për NSh-të GJI018 K.B Morava Partesh dhe GJI059 N.Sh Jugoterm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments