Ulja e temperaturave gjatë natës është shoqëruar me reshje bore në zonat malore të juglindjes në Shqipëri.
Borë me intensitet mesatar ka pasur në lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit. Rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë Thanën dhe Leskovikun janë të qarkullueshme normalisht.
Në rrugën Boboshticë-Dardhë, nga kilometri i 7 deri në kilometrin e 12 trashësia e borës është 6 centimetra.
Subjektet kontraktore kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kanë kriposur aksin turistik drejt Dardhës, i cili qarkullohet pa probleme.
Në fshatrat e thella malore të Bashkisë së Korçës, Shtyllë, Panarit, Lekas trashësia e borës shkon deri në 20 centimetra.