Bora e madhe që ka rënë në Bergamo të Italisë ka bërë që ndeshja Atalanta – Villarreal të shtyhet
Atalanta nëpërmes faqes se tyre zyrtare në Twitter ka paralajmëruar se do të ndeshje do të shtyhet për 20 minuta.
“Për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, ndeshja me Villarreal do të shtyhet për 20 minuta”, ka shkruar në faqen zyrtare Atalanta.
Megjithatë, pasi që reshjet e borës nuk janë ndalur, UEFA ka lajmëruar se do ta shtyjë këtë ndeshje për ditën e nesërme.
“Për shkak të reshjeve të vazhduara të borës në Bergamo, UEFA ka vendosur që ta shtyjë ndeshjen në mes të Atalantas dhe Villarrealit për nesër (e enjte). Ora e ndeshje ende nuk është caktuar”, thuhet në këtë komunikatë.