Monday, November 25, 2024
HomeLajmeBora “mbërthen” juglindjen e Shqipërisë, dy fshatra të izoluar, probleme me qarkullimin

Bora “mbërthen” juglindjen e Shqipërisë, dy fshatra të izoluar, probleme me qarkullimin

Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në disa zona trashësia e borës ka arritur në 25 cm, ndërsa në zonat malore temperaturat variojnë nga -5 në minus 9 gradë celcius. Dy fshatra janë të izoluar për shkak të rënies së shkëmbinjve, ndërsa probleme me energjinë janë hasur në fshatrat e Kolonjës.

Në rrugët nacionale nuk paraqiten probleme të qarkullimit, po kështu edhe në akset Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë rrugët janë të kalueshme, por autoritetet këshillojë drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore, ndërkohë që ndalohet qarkullimi i mikrobuseve në pikën turistike të Dardhës.

Me probleme për shkak të trashësisë së dëborës paraqitet aksi rrugor Shtyllë – Vithkuq, në veçanti në majë të Mashkullores aty ku dhe trashësia e dëborës ka shkuar në 25 cm.

Në rrugët e fshatrave të të gjithë zonave malore në lartësitë mbi 1000 metra kalimi këshillohet me zinxhirë, kjo edhe për shkak të prezencës së akullit pasi temperaturat në këto zona variojnë nga – 5 në – 9 gradë celsius.

Te izoluara për shkak të daljes së përroit si dhe rënies së shkëmbinjve janë fshatrat Dushar dhe Zerec në bashkinë e Maliqit.

Kalimi me zinxhirë bëhet në të gjithë fshatrat e Devollit të Sipërm ashtu siç bëhet dhe në fshatrat e njësive administrative malore të Pogradecit, Dardhas, Velçan, Proptisht e Trebinjë.

Probleme me energjinë elektrike gjatë ditës së sotme ka pasur vetëm në fshatrat të njësisë administrative Çlirim në bashkinë e Kolonjës, ndërkohë që në fshatrat e tjerë të juglindjes ka patur ndërprerje të herëpashershme të energjisë.

Me probleme të pakta gjatë orëve të fundit paraqitet situata në fshatrat e njësisë administrative Dardhas në bashkinë e Pogradecit.  Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur emergjenca përfshi dhe ato mjekësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments