Leonardo Bonucci e festoi titullin e kampionit të Evropës me birrë dhe Coca-cola, dy pijë të cilat gjatë këtij kampionati u mënjanuan nga Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo.
Më herët gjatë Euro 2020, Ronaldo i Portugalisë pushtoi ballinat botërore kur e hoqi shishen e Coca-colas nga tryeza e konferencës për media dhe e vendosi një shishe me ujë.
Ai këshilloi që të pihej uji në vend të një pijeje të gazuar.
Pak ditë më vonë, Pogba i Francës e hoqi shishen e birrës nga tryeza e konferencës për media për shkak të bindjeve të tij fetare.
Por për dallim nga kjo dyshe, Bonucci vendosi të festojnë pikërisht me këto dy pije të dielën vonë, pasi Italia e tij e fitoi Kampionatin Evropian duke e mundur Anglinë 3:2 në penallti në finalen e Wembley.
Mbrojtësi i Juventusit e shënoi golin e barazimit për Italinë, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime dhe pastaj në penallti, ku shënoi po ashtu, duke iu ndihmuar të kaltërve ta arrijnë lavdinë evropiane përsëri.